Siria i rezervon vetes të drejtën për t'iu përgjigjur agresionit nga jashtë, duke përfshirë edhe atë nga ana e Izraelit, deklaroi ditën e premte Ambasadori i Sirisë në Rusi, Riyad Haddad. "Çdo vend që i nënshtrohet agresionit ka të drejtë t’i përgjigjet atij, dhe Siria është në gjendje të përgjigjet. Dhe vetëm Siria do të vendosë se kur dhe ku”, tha ai.

Si rezultat i sulmit ajror izraelit mbi një qendër kërkimore ushtarake pranë Damaskut u vranë 2 persona dhe pesë të tjerë u plagosën, ndërkohë që ndërtesa pësoi dëmtime të konsiderueshme.

0Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë deklaroi se në qoftë se ky informacion do të konfirmohet, atëherë kemi të bëjmë me një shkelje të brutale të Kartës së OKB-së.