SHBA-ja është e mbushur plot vendosmëri për të arritur dorëheqjen e Presidentit sirian Bashar Al-Assad, pavarësisht gatishmërisë së opozitës siriane për fillimin e negociatave me qeverinë e tanishme të vendit, deklaroi të enjten në një konferencë Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

"Në Sirinë e të ardhmes nuk do të ketë më vend për Bashar Al-Assad, kështu ka vendosur populli sirian, me gjakun e të cilit janë të njollosura duart e Assadit", - tha Carney.