Nëndetësja bërthamore "San Francisco" e Forcave Ushtarake Detare të SHBA-së mbërriti sot në bazën detare në Jinhae-si, për të marrë pjesë javën e ardhshme në manovrat e përbashkëta me Forcat Ushtarake Detare koreano-jugore, njoftoi Komiteti i Shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut.

Mbërritja e nëndetëses bërthamore cilësohet nga qarqet ushtarake të Republikës së Koresë si një paralajmërim i qartë për Phenianin, i cili po përfundon përgatitjet për testin e tretë bërthamor.

Në manovrat që do të zhvillohen javën e ardhshme në Detin e Verdhë do të marrin pjesë 2 anije të marinës ushtarake të SHBA-ve dhe 10 anije të Forcave Ushtarake Detare të Republikës së Koresë.