Moska kundërshton rritjen e potencialit ushtarak në rajonin e Azi-Paqësorit, njoftoi të premten një burim në Ministrinë e Jashtme ruse.

Nuk do të donim që nën pretekstin e neutralizimit të kërcënimit të raketave bërthamore të Koresë së Veriut në rajon të dërgoheshin kontigjente ushtarake suplementare si dhe sisteme armatimi që i tejkalojnë masat e nevojshme, shpjegoi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.