Forcat libaneze të sigurisë në qytetitin Ersal në kufi me Sirinë eliminuan sot bandën, e cila rrëmbeu një grup estonezësh në luginën Bekaa në vitin 2011. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një përleshje të ashpër me armë zjarri u vranë tre ushtarakë dhe 6 të tjerë u plagosën.

Kreu i bandës Khaled Hmeid, i lidhur, sipas të dhënave të shërbimeve speciale libaneze, me "Ushtrinë e Lirë Siriane", e cila lufton kundër qeverisë së Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad, u vra.

0Pasi kaluan në robëri 113 ditë dhe u liruan nga shërbimet sekrete franceze, shtatë qytetarët e Estonisë u larguan nga Libani më 15 korrik të vitit 2011 të shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë Urmas Paet.