Anders Breivik u ankua zyrtarisht në polici për përdorimin e torturave ndaj tij, autorë të të cilave, sipas tij, janë Kreu i Ministrisë së Drejtësisë së Norvegjisë Grete Faremo dhe Drejtori i burgut Knut Bjarkeid.

Breivik beson se qëndrimin e tij në burg, ku ai po vuan dënimin me 21 vjet heqje lirie për vrasjen e mbi 70 personave, po përpiqen ta bëjnë të padurueshëm dhe ta shtyjnë atë drejt vetëvrasjes, njoftoi të enjten avokati i të dënuarit Tord Joret.

Kjo është ankesa e parë zyrtare e Breivik ndaj gardianëve të burgut.