1/5 e të gjitha vrasjeve dhe gjysma e përdhunimeve në Moskë (Rusi) kryhet nga shtetasit e huaj, njoftoi sot Prokurori i kryeqytetit Sergei Kudenjejev, duke folur në mbledhjen e prokurorisë mbi rezultatet e punës së zhvilluar gjatë vitit 2012.

Vetëm brenda një viti nga Moska u dëbuan mbi 10.000 emigrantë të paligjshëm, ndërkohë që filloi hetimi në lidhje me 26 vepra penale për organizimin e migrimit ilegal.

Prokurori kërkoi që të intensifikohet puna për luftimin e krimit mes të huajve, rezultatet e së cilës duhet të jenë dëbimi i vërtetë i emigrantëve të paligjshëm nga Rusia dhe ndjekja penale e organizatorëve të migracionit ilegal.