Paqeruajtësit e OKB-së nuk e konfirmojnë faktin e depërtimit në hapësirën ajrore siriane të avionëve izraelitë, të cilët sipas Damaskut më 30 janar sulmuan Qendrën e kërkimeve shkencore në Jamrai, deklaroi Zëvendësi i të Dërguarit zyrtar të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Eduardo del Buey.

Megjithatë, sot në Ministrinë e Jashtme siriane u paraqit për konsultime Komandanti i UNDOF (United Nations Disengagement Observer Force), Gjeneral-Majori Iqbal Singh Singha, të cilit iu paraqit protesta zyrtare në lidhje me shkeljen nga Izraeli të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1974.