Shumica parlamentare në Izrael i rekomandoi Presidentit Shimon Peres t’ia besojë formimin e qeverisë së re Kryeministrit Benjamin Netanjahu, çka pritet të ndodhë të shtunën.

Në një ceremoni zyrtare Presidenti do të shpallë deputetin, të cilit i besohet formimi i qeverisë me mbështetjen e së paku 61 nga 120 parlamentarët, dhe do t’i dorëzojë atij "patentën e Kryeministrit".

Kandidaturën e Netanjahut e propozuan 6 parti, të cilat kanë 82 vende në parlamentin e ri.