0Sipas të dhënave të shkencëtarëve, nga dhëmbët dhe kthetrat e maceve dhe maçokëve vriten çdo vit rreth 3 miliardë zogj dhe deri në 20 miliardë brejtës. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e gjuetisë, përdorimit të kimikateve shtëpiake dhe prishjes me ndërtime të habitatit të tyre të zakonshëm.

Sigurisht biologët amerikanë kanë arsye për të ardhur në një përfundim të tillë, por, megjithatë, nuk duhet të vlerësohet kaq seriozisht ndikimi i maceve mbi faunën, mendon Kandidati i shkencave biologjike, bashkëpunëtori i Akademisë Bujqësore të Moskës me emër të Timirjazev, Sergei Kruçina:

- Macja, si kafshë e vogël grabitqare që është, ushqehet edhe me brejtës, edhe me zogj të vegjël. Por, jam mëse i bindur, se asnjë biolog i përgjegjshëm nuk do të shprehet kurrë se macet janë përgjegjëse për zhdukjen e ndonjë lloji brejtësish. Fakti, që macet e pastrehë zvogëlojë realisht numrin e zogjve gjatë kohës së shtimit të tyre (ngritjes së folesë) dhe numrin e brejtësve të vegjël në parqe e kopshte, është krejtësisht i saktë. Por mace nuk ka aq shumë megjithatë, dhe, mendoj, se invadenca nga ana e grabitqarëve të tjerë është më e fortë se ajo e shkaktuar prej maceve që preferojnë të bëjnë zakonisht jetë vetmitare e nuk formojnë grupimeve, tufa të mëdha.

Në fakt ekziston mendimi se në një territor të mbyllur, në veçanti, në ishujt, macet ndikojnë me të vërtetë në ruajtjen e specieve.

Në Zelandën e Re madje kanë iniciuar edhe një fushatë kundër maceve të shtëpisë. Ambientalistët konfirmojnë se në qoftë se nuk do të hiqen qafe këto grabitqare shtëpiake, shumëllojshmëria e shpendëve, brejtësve dhe zvarranikëve vendas do të pakësohet seriozisht. Kjo ide gjeti shumë ndjekës e mbështetës. Ata, sigurisht, nuk bëjnë thirrje për zhdukjen e maceve, por propozojnë të mos lihen të dalin ato jashtë shtëpisë, në rrugë. Po si mund t’i refuzohet maçokut shëtitja? Kjo është krejtësisht e pamundur. Ofrohen dy variante: ose t’i varet ndonjë zilkë e vogël në qafë, me qëllim që të paralajmërohen minjtë e zogjtë për afrimin e maces, ose të nxirret kafsha me zinxhir në qafë e shoqëruar nga i zoti.

Një propozim i tillë është shumë i arsyeshëm, thote Doktorja e shkencave biologjike të Rusisë, Elena Kotenkova:

- Moslënia e tyre për të dalë shëtitje është një ide e mirë, unë gjithashtu nuk do ta lija macen time të dilte në rrugë. Madje jo dhe aq prej brejtësve të vegjël, se sa për shkak të zogjve kryesisht. Sepse brejtësve edhe nëse i shkaktohet ndonjë dëm, unë mendoj se ai është i rikuperueshëm. Ata shtohen me shumicë. Kurse zogjve macet i shkaktojnë një dëm të konsiderueshëm. Por janë të dëmshme jo dhe aq macet e shtëpisë, se sa ato të egra, që nuk kanë të zotë dhe bredhin nga të duan.

0Nga ana e vet ambjentalistët rusë propozojnë aplikimin e regjistrimit të detyrueshëm të maceve. Me qëllim që i zoti i maces të mos kenë tundimin për ta lënë në rrugë kafshën dikur të dashur që i është bërë tashmë e bezdisshme.