Kompania "Energomash" do të kryejë një analizim të shpejtë të të dhënave telemetrike të raketëmbajtëses "Zenith" (russ. «Зенита»), e cila ra në Oqeanin Paqësor si pasojë e ndalimit të funksionimit të motorit për shkak të një difekti teknik. "Që në fillim të lëshimit raketa mori një trajektore të gabuar", - njoftoi Drejtori i kompanisë Vladimir Soncev.

Raketëmbajtësja "Zenit-3SL" (russ. «Зенит-3SL»), që u lëshua sot nga platforma lundruese Odyssey, duhej të nxirrte në orbitë satelitin e komunikimit Intelsat-27.