Koreja e Veriut ka maskuar vendin e mundshëm të zhvillimit të testeve bërthamore. Një rrjetë maskuese, që shëmbëllen me një çati, u vendos mbi hyrjen e njërit prej tuneleve të objektit nëntokësor bërthamor me qëllim të shmangies së monitorimit satelitor, njoftojnë mediat e Koresë së Jugut dhe ato japoneze të premten, duke iu referuar të dhënave të shërbimeve të inteligjencës.

Të njëjtën taktikë Koreja e Veriut ka përdorur edhe gjatë përgatitjes së lëshimit të raketës me rreze të gjatë veprimi në dhjetor të vitit të kaluar, shpjegoi një bashkëbisedues i mediave të Koresë së Jugut.

Ekspertët besojnë se Koreja e Veriut është e gatshme të fillojë një test bërthamor nga momenti në moment.