Të paktën 26 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ure të premten në provincën qendrore të Kinës Henan, njoftuan mediat kineze.

Shkak i tragjedisë u bë shpërthimi i një kamioni, të ngarkuar me fishekzjarre në prag të Festës së pranverës kineze - Viti i Ri sipas kalendarit Hënor, i cili fillon më 9 shkurt. Se cili ka qenë shkaku i vërtetë i shpërthimit, nuk dihet ende.