Në Indi forcat e sigurisë kanë marrë nën mbrojtje përfaqësitë diplomatike të Izraelit. Këto masa janë kërkuar nga pala izraelite pas deklaratës së Ministrisë indiane të Sigurisë për një sulm të mundshëm të militantëve iranianë, njoftojnë mediat vendase.

Si një nga datat e sulmit të mundshëm shërbimet sekrete indiane përmendin 13 shkurtin - përvjetorin e sulmit të terroristëve iranianë ndaj Ambasadës së Izraelit në New Delhi, kur si pasojë e shpërthimit mbeti e vrarë gruaja e atashehut ushtarak.