Autoritetet amerikane nuk besojnë se marrëveshja mes Iranit dhe Argjentinës, për hetimin e përbashkët të shpërthimit në ndërtesën e komunitetit hebre në Buenos Aires në vitin 1994, do të ndihmojë për vendosjen në vend të drejtësisë për shkak të mungesës së përvojës së Iranit në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar, deklaroi të premten Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit amerikan, Victoria Nuland .

Siç theksoi Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, marrëveshja do t'u lejojë autoriteteve të Argjentinës në Teheran të marrin në pyetje të dyshuarit për pjesëmarrje në organizimin e shpërthimit, duke përfshirë Ministrin iranian të Mbrojtjes Ahmed Vahidi dhe ish-Presidentin Akbar Hashemi Rafsanjani.