Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ditën e premte deklaroi se ai e mbështet idenë e zhvillimit së bashku me Francën të avionëve luftarakë pa pilot (ang. drones), absolutisht ekuivalentë me avionët me ekuipazh në bord. "Vendimi mbi përdorimin e avionit pa pilot, të pajisur me armë, për të sulmuar ose jo, gjithmonë do të merret nga njeriu", shtoi ai.

0Aktualisht në dispozicion të Bundeswehr-it janë vetëm dy avionë pa pilot, të cilët përdoren për sigurimin e të dhënave të zbulimit.