Në Saint-Nazaire (Francë) filloi ndërtimi i helikoptermbajtëses së parë "Mistral", nga seria e porositur prej Rusisë. Ceremonia solemne e lansimit të konstruktimit të saj u mbajt sot në kantierin detar të këtij qyteti në bregun e Atlantikut.

Sipas kontratës Franca duhet të prodhojë për Rusinë 4 helikoptermbajtëse. 2 prej tyre duhet të ndërtohen në kantieret franceze, ndërsa 2 në ato ruse. Në bordin e një helikoptermbajtëseje "Mistral" mund të vendosen 16 helikopterë dhe 470 desantë.