Ish diplomati gjerman Volfgang Ischinger dhe Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Thomas de Maiziere hapën në qytetin gjerman të Mynihut Konferencën e 49-të ndërkombëtare të Sigurisë, e cila do të zgjasë 3 ditë.

Tema kryesore të konferencës do të jenë operacioni në Mali dhe konflikti në Siri. Pjesëmarrësit do të diskutojnë gjithashtu trazirat në Egjipt, programin bërthamor të Iranit, situatën në botën myslimane pas "Pranverës arabe", tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani, sigurinë kibernetike, krizën e zonës së euros dhe energjetikën.

0Në takimin ndërkombëtar do të marrin pjesë Zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joseph Biden, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe zyrtarë të tjerë të lartë.