0Bota e së ardhmes do të jetë botë e subjekteve të mëdha ekonomike, thonë analistët politikë. Vendet e vogla janë të pafuqishme për ti bërë rezistencë gjigandeve të tilla si SHBA-ja apo Kina. Nëse nuk dëshironi që në të ardhmen partneri juaj i biznesit të flasë me ju nga pozitat e forcës, do të jeni të detyruar të hyni në aleanca.

Madje dhe Shtetet e Bashkuara e Kina janë të preokupuara tani me çështjen e krijimit të blloqeve të veta. Prototip i "Bashkimit Amerikan" mund të konsiderohet Marrëveshja e Amerikës së Veriut për Tregtinë e Lirë (NAFTA). Lindja e Largët kërkon të mbrojë veten nga pasojat e krizës me anë të rrugës së bashkimit me vendet e ASEAN-it dhe Kinën. Ndërmjet tyre tashmë është nënshkruar marrëveshja tregtare.

Sa larg do të shkojnë proceset integruese? Sociologu i njohur amerikan Immanuel Vallernstayn deklaroi se në fillim të viteve ‘20 në Lindjen e Largët do të krijohet konfederata që do të lidhë Japoninë, Kinën dhe Korenë e bashkuar.

Në një situatë të tillë Rusisë praktikisht nuk i mbetet më asnjë alternativë përveç krijimit të bllokut të vet. Për shembull, Bashkimit Euroaziatik - kështu mendon analisti politik rus Pavell Svjatenkov, duke theksuar ndërkohë se kriteri kryesor për suksesin e gjithë projektit do të jetë anëtarësimi i Ukrainës në të:

- Ukraina është një vend i madh me 45 milionë banorë. Shumë do të varet jo vetëm nga vëllimet e ekonomisë, por dhe nga numri i popullatës. Sa më e madhe të jetë popullsia, aq më i madh është tregu potencial. Rusia vetëm në aleancë me Kazakistanin dhe Bjellorusinë numëron rreth 150 milionë njerëz, kurse me përfshirjen në këtë aleancë të Ukrainës - kjo shifër do të arrijë deri në 200 milionë. Vetkuptohet se ky bashkim do të jetë një faktor shumë më i rëndësishëm dhe më me peshë.

Por mjaft politikanë ukrainas (dhe pjesërisht homologët e tyre bjellorusë) i mbajnë sytë nga Evropa Lindore, meqenëse ata i frikëson pjesa e dytë e fjalës "Euroaziatik". Pavell Svjatenkov nuk përjashton edhe mundësinë e asaj që, në fund të fundit, Rusia të detyrohet të bëjë zgjedhjen e vet midis Ukrainës, nga njëra anë, dhe Uzbekistanit dhe Taxhikistanit, nga ana tjetër.

Megjithatë, probleme kanë të gjitha ato vende që dëshirojnë të bashkohen. Britania e Madhe i fut herë pas here shkopinj nën rrota proceseve të integrimit në BE. Jo shumë kohë më parë David Cameron ka premtuar se nëse fiton partia e tij, atëhere ai do të mbajë një referendum për tërheqjen e vendit nga BE-ja. Bisedimet në Lindjen e Largët frenohen nga kompleksi i fërkimeve politike dhe ekonomike ekzistuese ndërmjet partnerëve kryesorë. Ja se çfarë thotë në lidhje me këtë eksperti rus Andrei Ostrovskij:

0- Motivet politike reflektohen në acarimin e kontradiktave midis Kinës dhe Japonisë në lidhje me territoret e diskutueshme - Ishujt Diaoyu. Në aspektin ekonomik ky është fakti se edhe në Kore, edhe në Japoni veprojnë subvencionet për prodhimin bujqësor, gjë kjo që pengon gjithashtu nënshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme doganore dhe hyrjen e këtyre dy vendeve në sistemin "ASEAN plus Kina". Për sa kohë që nuk do të gjejnë zgjidhje këto kontradikta, nuk ka gjasa të krijohen kurrfarë aleancash.