Në Kinë mungon demokracia dhe nuk respektohen të drejtat e njeriut, deklaroi Hillary Clinton të enjten, duke folur në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë para se të linte postin e Sekretares së Shtetit. Megjithatë, "askush nuk na akuzon neve për bashkëpunimin me Kinën", - shtoi ajo.

Clinton theksoi se fokusi kryesor i politikës së saj të jashtme ka qenë vendosja e demokracisë dhe lufta për respektimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën.