0Kjo risi paraqet në vetvete një aparat mjaft kompakt për sigurimin me oksigjen dhe për frymëmarrje, që lejon zhytjen në thellësi prej disa dhjetëra metrash. Veçoritë e akualangut të ri i përshkroi shefi i departamentit të Holdingut "Teknologjitë e Aviacionit" («Авиационные Технологии») Mihaill Hvan:

- Aparati në fjalë është realizuar prej materiali plastik mjaft rezistent ndaj goditjeve. Përparësia kryesore e tij - dimensionet e vogla. Kjo i lejon zhytësit të punojnë në hapësira të kufizuara.

Besueshmërinë e kësaj pajisje në situata emergjente e verifikoi rekordmeni i zhytjeve në thellësitë maksimale Roman Prohorov. Ai është palombar-testues me një stazh 20 vjeçar dhe punon zakonisht në thellësitë rreth 150 metra.

Pajisja e re dallohet prej akualangëve konvencionalë me konstruksionin e saj mjaft kompakt. Bombolat e ajrit janë vendosur në korpusin e aparatin në mënyrë shumë të strukturuar. Kjo është e nevojshme për të mundësuar punën në hapësira të ngushta dhe të mbyllura, ku ekziston rreziku për të ngecur në ndonjë të dalë me bombolën e ajrit apo me rripat e fiksimit të saj në trupin e zhytësit, thekson Roman Prohorov:

- Palombari i veshur me këtë akualang të ri mund të depërtojë nëpër të çara, të cilat janë pak më të mëdha se sa përmasat e zhytësit. Akualangu është i lëmuar, me formë aerodinamike. Praktikisht nuk ka kurrfarë rreziku për t’u kapur, për të ngecur pas ndonjë objekti apo të dale.

0Akualangu i ri mund të funksionojë madje dhe në temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Furnizimi me oksigjen është i mjaftueshme për 40 minuta. Përveç ajrit të ngjeshur në këtë aparat mund të përdoren edhe përzierjet artificiale për frymëmarrje të pasuruara me oksigjen, gjë kjo që rrit në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e operacioneve të palombarëve. Këtë e provuan tashmë zhytësit profesionalë. Ata patën mundësi të vlerësojnë karakteristikat teknike të tij. Ndërkohë, duhet thënë, se me një akualang të tillë mund të zhytet madje dhe një fillestar fare pa përvojë.