0Fluturimin deri në distancën 58 km nga Phobos do ta realizojë Stacioni orbital "Mars Express". Vitin e kaluar ai iu afrua satelitit të Marsit deri në 100 kilometra. Përsëritja e fluturimit është e nevojshme për të marrë të dhëna më të sakta mbi këtë satelit të Marsit. Fjalë bëhet për realizimin e fotografimeve me një rezolucion më të lartë. Këto imazhe do t’i duhen ekspeditës para sjelljes në Tokë të mostrave të dheut të tij. Tani për tani nuk është e qartë se si do ta mishërojnë evropianët në jetë këtë projekt. Që në vitin 2009 është supozuar se partnere kryesore e tyre do të jetë NASA. Por për shkak të krizës financiare NASA u tërhoq nga shumë projekte të përbashkëta marsiane.

Rusia gjithashtu ka patur një projekt të tillë - "Phobos-Grunt". Dhe meqenëse ai nuk u arrit të zbatohet, do të ishte logjike të kombinoheshin përpjekjet e ESA-s dhe Rusisë për mishërimin në jetë të misionit të fluturimit në Phobos, mendon anëtari-korrespondent i Akademisë Ruse të Kozmonautikës, Juri Karash:

- Rusia ka grumbulluar një përvojë të gjerë në krijimin e pajisjeve për realizimin e detyrës para aterimit të aparatit në Phobos, mbledhjen e mostrave të dheut dhe kthimin e tij në Tokë. Nga ai mision janë ruajtur projektet e zhvillimeve të konstruktorëve rusë, të cilat mund të përdoren për mrekulli në këtë rast.

Redaktor i revistës "Aviapanorama" («Авиапанорама») Sergei Filippenkov në lidhje me këtë deklaron si më poshtë vijon:

- Nëse partnerët e huaj do të shfaqin interes ndaj mundësive ruse, atëhere misioni ka gjasa të përsëritet aty nga viti 2020. Në këtë rast, Shoqata Prodhuese Shkencore me emër të Llavoçkin-it shprehet e gatshme që mbi një bazë të re, duke marrë parasysh dështimin e misionit "Phobos-Grunt", të përsërisë një fluturim të tillë. Dhe jo vetëm me aterimin në Phobos, por dhe në sipërfaqen e Marsit.

Deri në qershor të këtij viti planifikohet përpilimi i hartës së shpërndarjes së mineraleve, para së gjithash, i hidrateve të ujit në sipërfaqjen e Planetit të Kuq. Kjo hartë është e domosdsohme për përgatitjen e ekspeditës "EkzoMars". Ky është një mision i përbashkët i ESA-s me Rusinë. Fillimi i fazës së parë të tij është planifikuar për vitin 2016. Raketëmbajtësja ruse "Proton" do të nisë për në Mars një aparat automatik. Vendi për uljen e tij do të zgjidhet pikërisht me ndihmën e hartës së mineraleve.

Edhe një detyrë tjetër që ka ndërmend të zgjidhë ESA këtë vit është zhytja në atmosferën e Venusit. Në vitin 2006 stacionit orbital "Venus Express" për fluturimin deri në këtë planet nuk i mjaftoi karburanti. Si përfundim ai mbeti në orbitën e zgjatur. Tani stacioni orbital "Venus Express" duhet të pozicionohet në një orbitë më të ulët rrethore, në mënyrë që të mund të kryejë vëzhgime më të hollësishme të reve të Venusit.

0Bashkëbiseduesit e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" venë në dukje se për realizimin e detyrave të përcaktuara nga ESA për këtë vit nuk do të kërkohen investime tejet të mëdha për zhvillimin dhe krijimin e stacioneve të reja ndërplanetare - gjithçka do ta bëjnë tashmë aparatet e lëshuara në kozmos.