Ushtritë e Sirisë, Libanit dhe Jordanisë shpallën nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, njofton ditën e enjte gazeta libaneze “Ad-Diyar”.

Sipas të dhënave të saj, Siria ka vendosur trupa ushtarake suplementare pranë Lartësive të Golanit të pushtuara nga Izraeli, ndërsa ushtria libaneze dislokoi njësi shtesë në jug të vendit.

Ushtria jordaneze, nga ana e vet, vendosi ushtarët e saj përgjatë brigjeve të lumit Jordan, pranë kufirit me Izraelin.

Një vendim të tillë eprorët e lartë ushtarakë sirianë, libanezë dhe jordanezë e morrën pas sulmit ajror izraelit të ndërmarrë ditën e mërkurë mbi territorin e Sirisë.