Trupi i pilotit të gjuajtësit F-16 të Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, i cili u zhduk nga ekranet e radarëve të hënën, u gjet në Detin Adriatik.

Të martën autoritetet italiane njoftuan se një pjesë e avionit luftarak u gjet 12 milje larg bregdetit lindor të Italisë.

Gjuajtësi amerikan F-16, i cili të martën flutuoi në përbërje të një grupi luftarak nga baza ushtarake në Aviano në verilindje të Italisë për zbatimin e një detyre trajnimi, u zhduk nga ekranet e radarëve mbi Detin Adriatik.