Punonjësit kundërshtojnë reduktimin e pagave për qëllime kursimi. Në të gjithë vendin nuk qarkullojnë as trenat, as tragetet e pasagjerëve. Në Athinë kanë ndaluar së lëvizuri autobusët, trolejbusët si dhe trenat interurbanë.

Në regjim normal punojnë vetëm metroja dhe tramvajet. Autoritetet e Athinës shpallën mobilizimin civil të punonjësve të këtyre llojeve të transportit. Makinistët dhe personeli i shërbimit i metrosë e tramvajeve po punojnë me urdhër të qeverisë dhe në qoftë se refuzojnë të paraqiten në punë ata rrezikojnë të arrestohen.