Deputetët e Dumës së qytetit të Vollgogradit vendosën të përdorin emrin "Qyteti hero Staliningrad" në ditët solemne që i kushtohen datave përkujtimore të historisë ushtarake të vendit. Data të tillë do të jenë 6 në viti: 2 shkurti - Dita e përfundimit të Betejës së Stalingradit, 9 maji - Dita e Fitores së Madhe, 22 qershori - Dita e trishtimit dhe zisë (kur Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik), 23 gushti - Dita e përkujtimit të viktimave të bombardimeve masive të Stalingradit, 2 shtatori - Dita e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, 19 nëntori - Dita e fillimit të shpartallimit të gjermanëve nën Stalingrad.

Qyteti i tanishëm Vollgograd e ka mbajtur emrin Stalingrad që nga viti 1925 deri në vitin 1961.