Një grup hakerësh, që e quan veten "Ushtria elektronike siriane", njoftoi mbi thyerjen e dhjetra faqeve të Internetit që kanë të bëjnë me Izraelin.

Hakerët e lidhur me regjimin e Presidentit sirian Bashar Al-Assad konfirmojnë se e kryen këtë sulm në përgjigje të bombardimeve të supozuara të një objekti në rrethinat e Damaskut nga Forcat Ushtarake Ajrore të Izraelit.