SHBA-ja tregohet hipokrite kur kritikon vendet e tjera për shkeljen e të drejtave të njeriut, mendon organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Human Rights Watch.

"Administrata e Obama-s refuzon dhënien e autorizimit për ndjekjen penale të zyrtarëve, të cilët janë përfshirë në përdorimin e torturave ndaj të burgosurve gjatë drejtimit të administratës së Presidentit George W. Bush," - deklaroi zv. Drejtoresha e Departamentit për Europën dhe Azinë Qendrore të Human Rights Watch, Rachel Denber. "Të gjitha shtetet, në veçanti ato që promovojnë të drejtat e njeriut në vendet e tjera, fillimisht duhet të venë në vijë punët e veta", - theksoi Denber.