Autoritetet amerikane ishin lajmëruar në lidhje me sulmet e planifikuara ajrore nga Izraeli mbi territorin sirian, shkruan botimi “The New York Times”.

Zëvendësi i përfaqësuesit zyrtar të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Eduardo del Buey pranoi gjithashtu se paqeruajtësit në Liban, në fakt, e patën vënë re rritjen e aktivitetit të Forcave Ushtarake Ajrore të Izraelit, por nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me dhënien e goditjeve ajrore nga ana e tyre mbi territorin sirian.

Natën duke u gdhirë e enjtja Forcat Ushtarake Ajrore izraelite sulmuan dhe shkatërruan një qendër kërkimoro-shkencore pranë Damaskut. Si rezultat u vranë dy bashkëpunëtorë të saj dhe pesë persona të tjerë u plagosën.