Moska po verifikon njoftimet mbi sulmin ajror të Forcave Ushtarake Ajrore izraelite në Siri - nëse informacioni në fjalë do të konfirmohet, kjo është një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së, deklaron Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

"Në Moskë janë pritur me shqetësim të thellë njoftimet rreth sulmeve ajrore të Forcave Ushtarake Ajrore të Izraelit mbi objektet në Siri, në afërsi të Damaskut. Nëse ky informacion do të konfirmohet, atëherë në këtë rast ne kemi të bëjmë me sulme të paprovokuara mbi objektivat e ndodhura në territorin e një shteti sovran, gjë kjo që shkel brutalisht Kartën e OKB-së dhe është krejtësisht e papranueshme, pavarësisht motiveve me të cilat mund të justifikohet. Nga ana jonë po merren masa urgjente për të qartësuar situatën me të gjitha detajet e saj", - thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e Internetit të MPJ-së së Rusisë.