"Kompanitë tona janë të gatshme të marrin pjesë në zgjerimin e centraleve ekzistuese elektrike dhe në ndërtimin e elektrostacioneve të reja", - tha Vladimir Putin në një takim me Kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Presidenti rus kujtoi se tashmë të dy vendet bashkëpunojnë me sukses në sektorin e energjetikës. Në veçanti, ai shprehu mirënjohjen e vet për mbështetjen nga ana e Budapestit të projektit të ndërtimit të tubacionit të gazit "South Stream".

Nga ana e vet Viktor Orban shprehu dëshirën e tij për zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e investimeve, në veçanti, ai i bëri thirrje palës ruse të marrë pjesë në zhvillimin e rrjeteve energjetike hungareze.