Kompania ruse "Rosneft" ka nënshkruar një sërë dokumentesh në Caracas, duke zgjeruar në këtë mënyrë bashkëpunimin me Venezuelën në kuadrin e kërkimit të vendburimeve të reja të naftës, shpimit dhe menaxhimit të puseve të naftës. Për këtë flitet në materialet e kompanisë pas përfundimit të vizitës së Kreut të kompanisë "Rosneft" Igor Seçin në Venezuelë.

Gjithashtu u arrit një marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit. Universiteti Shtetëror rus i Naftës dhe Gazit, që mban emrin e gjeologut rus Ivan Gubkin, do të bëhet platforma e përgatitjes së kuadrove specialistë për studentët nga Venezuela.