Në takimin me Kryeministrin hungarez, Vladimir Putin përveç çështjeve të fushave së tregtisë, ekonomisë, energjetikës dhe financave, diskutoi edhe mbi marrëdhëniet kulturore dhe humanitare mes dy vendeve.

Presidenti i Rusisë theksoi se populli rus është multinacional dhe një pjesë jo e vogël të tij e përbëjnë njerëzit që i përkasin kulturës dhe grupit gjuhësor fino-ugrik. Putin gjithashtu falenderoi Viktor Orban dhe autoritetet e Budapestit për faktin që vitin e kaluar në Budapest në parkun qendror një nga rrugicat mori emrin e Lev Nikollajeviç Tolstoit.

"Kjo tregon se marrëdhëniet tona po marrin një karakter më transparent, më miqësor, krejt ndryshe në krahasim me dekadat e mëparshme," - tha Vladimir Putin.