Një nga pronarët e klubit të natës “Kiss” në Brazil, ku si rezultat i shpërthimit të zjarrit gjetën vdekjen 231 persona, tentoi vetëvrasjen. Ellisandro Sphor, i cili pas helmimit me monoksid karboni ndodhet në spital, çmontoi tubin e dushit dhe filloi ta lidhë atë në dritare, duke u përpjekur të varë veten. Por atë e ndaluan në kohë policët që e ruanin.

Zjarri në klub ra natën e së shtunës duke u gdhirë e diela. Gjatë koncertit, një nga muzikantët lëshoi disa fishekzjarre. Shkëndijat e tyre arritën deri në tavan dhe morën flakë elementët prej letre të dekorit, kurse më vonë edhe vetë instalimet elektrike.