Kryeministri dhe Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit, Ivica Daçiç, u bë viktimë e një humori pak të rëndë me përdorimin e kamerës së fshehur. Ai ka urdhëruar tashmë që të zhvillohet një hetim i detajuar dhe të identifikohen personat përgjegjës për krijimin e kësaj situate të pakëndshme. Incidenti ndodhi disa ditë më parë.

Ivica Daçiç mbërriti në një studio televizive për një intervistë, duke mos ditur se ajo ishte organizuar në kuadër të show-t popullor "Misioni i pamundur". Emisioni transmetohet nga kanali argëtues serb “Pink”. Pyetjet politikanit ia drejtoi një ish-modele e revistës “Play Boy”, e cila ishte pa të brendshmet e saj të poshtme. Reagimi i Ivica Daçiç u ndoq me vëmendje nga kamera.

Show nuk u transmetua, megjithatë momenti provokues është postuar në portalin e Internetit “YouTube”.