Në Rusi u vu në funksionim linja për riciklimin e municioneve kimike me konstruksion të ndërlikuar, në përbërjen e të cilave përveç substancave toksike ka edhe lëndë eksplozive. Për likuidimin e armëve kimike po përdoren teknologji të sigurta ekskluzivisht të projektimit rus.

Aktualisht Rusia ka ricikluar plotësisht lëndët helmuese luftarake të ruajtura në rezervuarë. Tani po realizohet utilizimi i municioneve të armëve artilerike dhe aviacionit. Në total janë shkatëruar më shumë se 28 mijë ton lëndë helmuese, ose 70% e vëllimit të përgjithshëm të rezervave të armës kimike ruse.