Autoritetet e Pekinit janë në kërkim të ndonjë mënyrë për të hequr qafe smogun urban. Tre javët e fundit mbi metropol është nderur një re e dendur tymi. Përqendrimi i substancave të dëmshme në atmosferë është rritur në dhjetra herë. Shumë banorëve u kanë filluar dhimbjet e kokës dhe problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Ndërkohë, milioneri i shkathët kinez Chen Guangbiao filloi të shesë ajër të pastër në kavanoza. Pasurinë e tij prej 740 milionë $ ai e ka vënë duke utilizuar mbeturinat. Sipas fjalëve të milionerit të gjitha paratë do të përdoren për veprimtari bamirësi, por pas vdekjes së tij.