Në Moskë është kapërcyer pragu epidemiologjik i të prekurve nga sëmundjet e infeksionit akut respirator dhe gripit. Zv. Kryetari i Bashkisë së Moskës Leonid Peçatnikov theksoi se rastet e të sëmurëve me grip janë 14% më të larta se sa në periudhën analogjike të vitit të kaluar. Në vitin 2012 pragu epidemiologjik nuk u kapërcye.

Vetëm për një javë - 80000 raste, pa numëruar këtu ata që nuk shkojnë tek mjeku dhe që preferojnë të kurohen vetë. Rastet me ftohje janë të mbarsura me komplikime të tmerrshme. Moskovitët po blejnë preparate antivirale në masë në farmaci.