Në Libi të enjten u futën në qarkullim kartmonedhat dinar pa imazhin e ish-Kreut të shtetit, Muammar Gaddafi.

Banka Qendrore e Libisë emetoi kartmonedha me vlerë 1, 5, 10 dhe 20 dinarë libianë. Është planifikuar që kartmonedhat e reja, të cilat nuk kanë imazhin e Gaddafit, të futen në qarkullim gradualisht dhe të zëvendësojnë të vjetrat.