Në shtetin e Florida-s u realizua me sukses lëshimi i raketëmbajtëses “Atlas-5” me një satelit komunikimi të brezit të ri “TDRS-K”, i cili do të përdoret në sistemin e monitorimit dhe transmetimit të të dhënave të NASA-s.

Nxjerrja e aparatit kozmik në orbitë iu besua kompanisë “United Launch Alliance” - sipërmarrjes së përbashkët të korporatave amerikane “Boeing” dhe “Lockheed Martin”.

Satelit ndodhet në një kapsulë të posaçme në pjesën e sipërme të raketëmbajtëses, në fazën e parë të së cilës është instaluar motori raketor rus “RD-180” i OJQ-së "Energomash”.