0Konferenca e 49-të e Munihut është e gatshme për të pritur mysafirët e lartë. Midis tyre janë edhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, Nënpresidenti i SHBA-së Joseph Biden, Kreu i diplomacisë evropiane Catherine Ashton, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu dhe ai i Gjermanisë Guido Westerwelle. Para tyre shtrohen çështjet mjaft tradicionale për forumin e Mynihut. Kriza në Eurozonë, siguria në zonën Euro-Atlantike, në Evropën Juglindore dhe në Kaukaz, rreziqet kërcënuese të terrorizmit, diplomacia në epokën dixhitale - çfarë është arritur të bëhet dhe në cilin drejtim duhet të avancohet më tej?

Në vitin 2011 këtyre subjekteve në minutën e fundit iu shtua edhe situata në Egjipt. Atëherë atë që po ndodhte në këtë vend e quajtën "jostabilitet". Si përfundim, pikërisht ajo dhe u bë një nga temat kryesore të forumit. Dy vjet më vonë kjo temë figuron përsëri midis atyre më kryesore. Vetëm se tani gjeografia e saj është zgjeruar shumë. Në programin e Konferencës së 49-të problemi në fjalë është përcaktuar si vijon: "Siria, Mali dhe përtej kufijve të tyre: çfarë duhet të bëhet me krizat?". A mund të ketë vallë vend më të përshtatshëm se sa konferenca e sigurisë për të ndërmarrë përpjekjet për t'iu përgjigjur këtyre sfidave të kohës? Sepse fjalë nuk bëhet vetëm për sigurinë e një vendi konkret apo madje dhe të rajonit në tërësi. Përhapja e terrorizmit dhe islamizmit radikal kërcënon realisht vetë vendet evropiane. Dhe këtë rrezik ato vetë ia afruan vetes. Politika aktuale e Perëndimit po çon në thellimin e konfrontimit midis Perëndimit dhe botës islamike, mendon ish-Ambasadori rus në Libi dhe Jemen, Veniamin Popov:

- Vendet perëndimore duhet të nxjerrin mësime. Me veprimet e tyre ato po sjellin në pushtet ose po forcojnë ndjeshëm pozitat e islamistëve. Nga ajo që ndodhi në Libi vendet perëndimore nuk nxorrën asnjë mësim për veten. Praktikisht të njëjtën gjë ato po përpiqen të bëjnë aktualisht me Sirinë. Ndërsa kjo do të bëhet një vatër e tillë tensioni, të cilën nuk dihet se si do të arrijnë ta shuajnë pastaj. Po çfarë llogarit të përfitojë Perëndimi në të ardhmen? Amerikanët dhe vendet e tjera të NATO-s duan të tërheqin trupat nga Afgansitani. Atje po forcojnë pozicionin e vet talebanët. Ndërsa kjo do të thotë se po krijohen fronte të reja lufte, para së gjithash, kundër botës perëndimore.

Ekspertët vërejnë se është mjaft tregues reagimi i SHBA-së dhe Rusisë në lidhje me operacionin në Mali. SHBA-ja duket fare qartë se nuk dëshiron aspak të përzihet në konfliktin në këtë vend, duke i ndihmuar francezët vetëm në transferimin e njësive ushtarake. Edhe Rusia ka bërë gjithashtu një hap për t’i dalë përpara, duke mbështetur veprimet e Parisit, vë në dukje analisti politik gjerman Aleksandër Rahr:

0- Në Konferencën e Mynihut nuk do të diskutohet vetëm e ardhmja e Lindjes së Mesme. Në sallën e ballove (ballroom) të hotelit Bayerischer Hof do të zhvillohet diskutimi që ka të bëjë me temën e sigurisë në zonën Euro-Atlantike. Dhe në të, me sa duket nga të gjitha, “ballon” do ta drejtojnë Rusia dhe SHBA-ja. Në Mynih ato ngrenë tradicionalisht çështjen e vendosjes së sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë si dhe shkëmbejnë tradicionalisht akuza reciproke. Megjithatë, duke lënë postin e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton deklaroi se në këto vitet e afërta do të arrihet një progres i ndjeshëm në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit.