Festivali më i madh i robotëve në Europë - Festivali V rus i teknikës robotike "RoboFest - 2013" do të mbahet në Moskë nga data 08-09 shkurt. Sipas njoftimit të organizatorëve të festivalit, në të do të marrin pjesë më shumë se 400 ekipe të shkollave nga 45 qarqe të Rusisë. Rreth 500 robotë do të marrin pjesë në gara të ndryshme. Për herë të parë do të vijnë ekipe mike nga SHBA-të, Meksika, Rumania dhe Serbia.

Këtë vit krijuesit e robotëve do të përballen me tema interesante garash - gjelbërimi i planetit, ndihmë për të moshuarit dhe kapërcimi i pengesave të ndryshme.