Ministria e Mbrojtjes e Rusisë porositi makina të reja të blinduara për trupat e këmbësorisë me qëllim të desantimit nga helikoptermbajtëset "Mistral". Teknika e blinduar do t’u sigurojë trupave të desantit mbrojtjen me zjarr si dhe do të luftojnë kundër tankeve dhe helikopterëve.

Zhvilluesi i automjeteve të blinduara do të zgjidhet në vitin 2013 në bazë të rezultateve të tenderit të hapur, më pas në pranverë të vitit 2014 fituesi do të koordinojë projektin e vet me komisionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe vetëm pastaj do të fillojë prodhimi.