Kreu i Koalicionit Kombëtar të opozitës siriane Ahmed Muaz Al-Khatib e akuzoi Assad-in për mosveprim pas një sulmi të dyshuar të Forcave Ushtarake Ajrore izraelite mbi territorin e Sirisë.

"Avionët tuaj vetëm vëzhgojnë dhe nuk ndalojnë avionët izraelitë", - theksoi Kreu i Koalicionit Kombëtar.

Megjithatë, fakti i sulmit pikërisht nga ana e avionëve izraelitë mbi objektin sirian ende nuk është vërtetuar. Për më tepër, opozita siriane ka marrë tashmë përgjegjësinë për sulmin në fjalë.