Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-Bak, kërkoi ditën e enjte nga Ministria e Mbrojtjes të vërë në gatishmëri të lartë luftarake forcat e armatosura të vendit në lidhje me planet e Phenianit për të realizuar testimin bërthamor.

"Koreja e Veriut po merret me përshkallëzimin e tensioneve ushtarake në Gadishullin Korean dhe kërcënon haptazi me provokime të reja, duke përfshirë edhe provën bërthamore", - deklaroi Presidenti.

Sipas fjalëve të tij, Koreja e Jugut i bën thirrje fqinjes së vet veriore të rreshtë menjëherë deklaratat dhe veprimet provokuese si dhe të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.