Këshilli i BE-së për Punët e Jashtme konfirmoi detyrimet e tij të qëndrueshme për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Mali-t.

Në këtë kontekst dhe në përputhje me rezolutat 2071 dhe 2085 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së BE-ja mbështet përpjekjet e vendeve të rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar, si dhe mirëpret ofensivën e forcave të armatosura të Mali-t, të ndihmuara nga Franca dhe forcat rajonale kundër grupeve terroriste në veri të vendit, theksohet në vendimin e Këshillit të BE-së, të publikuar në Bruksel.