Komanda e ushtrisë siriane deklaroi se aviacioni i Izraelit sulmoi një qendër kërkimore ushtarake në afërsi të kryeqytetit të vendit - Damask. Sipas kësaj deklarate, më parë qendra u sulmua nga militantët e armatosur të opozitës.

Komanda siriane mohoi gjithashtu njoftimet e mediave se objektiv i Forcave Ushtarake Ajrore izraelite ishte autokolona e transportit, që po drejtohej nga Siria për në Liban.

Autoritetet izraelite nuk e kanë komentuar ende informacionin në lidhje me sulmin ajror.