Irani planifikon të lëshojë tre satelitë të prodhimit të vet më 2 shkurt - në Ditën kombëtare të teknologjisë kozmike, deklaroi Drejtori i Agjencisë Hapësinore të Iranit Hamid Fazeli.

Ai theksoi se në orbitë do të nxirren satelitët “Fajr”, “Nahid” dhe “Qaem”.

Sipas fjalëve të Hamid Fazeli, Teherani planifikon gjithashtu të lëshojë satelitin “Sharifsat” deri më 20 mars të këtij viti si dhe satelitin tjetër “Toloo” në një të ardhme të afërt.