Testimet e raketës së klasit të lehtë "Angara" (russ. "Ангара"), lëshimet e së cilës janë planifikuar të kryhen në vitin 2015 nga kozmodromi "Vostoçnij" (russ. "Восточный" ), filluan, njofoi Zv. Kryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin.

Familja e raketëmbajtëseve "Angara", të prodhuara nga qendra kozmike “Hruniçev”, përfshin modifikime të klasit të lehtë, të mesëm dhe të rëndë, të afta të nxjerrin në orbitë aparate kozmike me peshë nga 2 deri në 24 ton. Në varësi të klasit raketa do të pajiset me module universale nga 1-5 njësi.