0Në botë qarkullon mendimi se kimisti i madh rus me çmimin e shëndetit të vet me rrugë eksperimentale provoi se vodka duhet të jetë medoemos 40%. Por kjo nuk është më shumë se një legjendë. Traktati i tij nuk kishte për qëllim studimin e efektit të kombinimit të alkoolit dhe ujit në organizmin e njeriut. Studimi i Mendelejevit kishte të bënte ekskluzivisht me fushën e metrologjisë. Doli, siç ka ndodhur kjo edhe me zbulime të tjera të shkencëtarëve, që njerëzit me iniciativë e mishëruan teorinë shkencore në praktikë. Dhe, duke marrë parasysh suksesin e bujshëm të pijes 40%-she, ajo nën emrin "E veçantë moskovite” (russ. «Московская особая») në 1894 u patentua nga qeveria si vodka kombëtare ruse.

Galeria fotografike: Sekretet e jetëgjatësisë së vodkës ruse

Historianët pohojnë se pija u duk në Rusi që pesë shekuj më parë, kur nuk dinin ende se si të përcaktonin gradët e saj. Ja se çfarë tregon bashkëpunëtorja e Muzeut moskovit të Vodkës Eugjenia Gerasimova:

- Historia e vodkës ruse e merr fillesën e vet tek shekulli i largët XIV, kur tregtarët evropianë sollën në Rusi pijen e quajtur alkool vere. Asgjë tjetër më e fortë se pija medovuha (russ. Медову́ха - pije alkoolike e bërë me mjaltë) atëhere nuk prodhohej në vend. Përkatësisht fortësisë së vet ajo ishte si birra bashkëkohore nga 4% - 7%. Vendosën të bëjnë ndonjë pije të ngjashme me atë evropiane, por rrushi nuk rritej në sasinë e duhur në Rusi për shkak të klimës së ashpër. Prandaj për bazë u morrën drithërat. Ingredienti kryesor ishte thekra. Në atë kohë vetëm ajo rritej në Rusi.

Tashmë në vitin 1505 është regjistruar fakti i eksportimit të verës ruse, të bërë prej drithërave, në Suedinë fqinje. Më vonë edhe në vende të tjera. Por se kur pikërisht lindi emri "vodka" nuk dihet me saktësi. Ndërkohë që në mes të shekullit XVIII ajo u duk tashmë në një nga dekretet zyrtare të Perandoreshës ruse Elizabeta. Është interesant fakti se në vitin 1977 "autorësinë e vodkës" të Rusisë u përpoq ta sfidojë Polonia. Por historiani Uiliam Pohljobkin (William Pokhlebkin) ka arritur të gjejë në arkiva prova bindëse të autorësisë fillestare ruse, dhe, si përfundim, arbitrazhi ndërkombëtar e hodhi poshtë padinë e ngritur prej palës polake. Dhe po atëhere u duk slogani: “Vetëm vodka nga Rusia - vodkë e vërtetë ruse". Megjithatë në kohën tonë marka hoteliere "Vodka ruse" (russ. «Русская водка») nuk ekziston, thotë analistja e Kompanisë "Investkafe" Daria Piçugina:

- Të gjithë prodhuesit rusë kërkojnë të dalin në tregjet e huaja dhe për këtë qëllim zhvillojnë marka të posaçme. Për shembull, ekziston një markë speciale “Beluga” (russ. «Белуга»), e cila prodhohet për eksport. Po të njëjtën gjë bën edhe prodhuesi i markës "Standardi rus" (russ. «Русский стандарт»). Në Rusi nuk ka ndonjë prodhues të fuqishëm që të mund t’i linte në hije gjithë të tjerët.

0Për të kompletuar objektivitetin duhet të theksohet se fortësia 40%-she e vodkës në Rusi u bë dogmë. Tradicionalisht prodhohen varietete të ndryshme me diapazon 38%, 45%, 56% dhe madje me gradë më të madhe. Kryesorja gjatë përdorimit të kësaj pije është respektimi i masës (pirja e saj me karar).